Celebrities Gossip Music Showbiz

Ajo është thjesht një divë, Beyoncé i dhuron personelit të hotelit bileta me vlerë 900 euro për koncertin e saj!

Mund t’ju duket e pabesueshme por ajo është thjesht diva e muzikës, Beyonce. Këngëtarja e njohur së fundmi i ka dhënë personelit të hotelit bileta për shfaqjet e saj si një falënderim për kujdesin gjatë këtij turneu unik. Biletat me vlerë të madhe iu dorëzuan personelit të hotelit Corinthia të Londrës, ku ajo po qëndron gjatë koncerteve të saj.

Ylli i muzikës pop, e cila bëri një performancë në stadiumin e Tottenham Hotspur të enjten, është duke qëndruar në suitën mbretërore në të cilën 20 mijë euro kushton vetëm një natë. Por, përveç pagesës së tarifës së lartë të dhomës, ajo i ka dhënë bakshish shërbyesit të saj, shefit personal dhe bileta VIP që kushtojnë afro 900 euro.

Një burim bëri të ditur se:

Beyonce është vërtet e ëmbël dhe shumë e këndshme për të gjithë rreth saj, kështu që gjithmonë dëshiron të falënderojë njerëzit që kujdesen për të. Ata janë kujdesur për të gjatë kohës që ajo ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që ajo i trajtoi ata me disa nga biletat më të mira që mund të merrni. Është hoteli i saj i preferuar, kështu që ajo kërkoi e-mailet e stafit për t’i falënderuar personalisht.

Beyonce do të jetë në turne deri në fund të shtatorit, me të fundit koncert në New Orleans.

Kjo nuk është hera e parë sepse diva e muzikës pop ka shpenzuar gati 2,000 dollarë në restorantin ‘Nando’s’, ndërsa ajo po vazhdon turneun e saj botëror në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” porositi  rreth 110 hamburgera pule dhe ushqime të tjera nga menuja duke llogaritur një faturë marramendëse prej 2000 dollarësh. 41-vjeçarja u sigurua që grupi i saj të ushqehej, duke ofruar menunë e restorantit si dhe ushqime vegjetariane që ata të kishin mundësi zgjedhjeje.