Celebrities Film & Tv Showbiz

Aktorja e njohur trajton depresionin pas lindjes në filmin e saj të ri!

Amanda Seyfried dhe Finn Wittrock luajnë së bashku në filmin e ri, të titulluar “A Mouthful Of Air”. Ata janë në rolin e një çifti shumë të dashuruar. Duke parë filmin, ka të ngjarë të ndjeni atë dashuri, por gjithashtu mund të ndjeni trishtim dhe ankth. Kjo për shkak se njëri nga ata të dy po përpiqet më shumë për të përballuar jetën.

Në film, Seyfried luan një grua të përkushtuar, autore të njohur të librave për fëmijë dhe nënë shembullore. Madje ajo është aq e përkushtuar saqë fansat u bindën se një nga fëmijët në film ishte i saj. Lidhur me rolin, Amanda u shpreh:

Unë mendoj se ata (fansat) po i referohen një skene 45-minutëshe. Po, një gjë që rrallë për t’u xhiruar në atë kohë. Ata thjesht e mbajtën kamerën në xhirim dhe kameramani thjesht po lëvizte rreth e rrotull. Dhe për 45 minuta, unë qendrova e ulur me këtë fëmijë.

Ka disa momente të bukura në film, por gjithashtu ai trajton depresionin e personazhit të Amanda-s dhe çfarë mund të bëjë kjo për një person dhe për një familje.

Është një ndjenjë shumë e pafuqishme të mos jesh në gjendje të jesh aty për personin që po kalon diçka të tillë, e di. Dhe të mos jesh në gjendje, për t’i shëruar dhe rregulluar gjërat në familje.

“A Mouthful Of Air” vë në fokus gjithashtu edhe depresionin pas lindjes së fëmijës së dytë të çiftit. Seyfried vijon:

Ju mund ta shihni bukurinë e kësaj dhe ajo nuk mundet. Dhe kjo, mendoj, është me të vërtetë zhgënjyese për këdo që ka pasur një anëtar të familjes që ka vuajtur në këtë mënyrë.