Celebrities Gossip Showbiz

‘Ani’ nga Semi Jaupaj do të publikohet shumë shpejt!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe”, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që ende vazhdon të jetë shumë e suksesshme.

Teksti i këngës është i thellë dhe i dedikohet një dashurie të humbur dhe një tradhtie. Shumë ndjekës në rrjet kanë aluduar se kënga është një dedikim për historinë e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit, e cila mori shumë vëmendje gjatë këtij edicioni të “Big Brother VIP”. Vetë Semi nuk ka reaguar dhe ka refuzuar të prononcohet për këngën, koshiente se teksti i saj mund të interpretohet.

Pas tekstit të “Mos u kthe” qendron Yll Limani, që shpjegon fare mirë dhe suksesin e padiskutueshëm të këtij hiti. Megjithatë, për fatin tonë të mirë, dyshja nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Duket se tashmë Semi ka përgatitur tjetër hit, ku sërish ka prekjen magjike të Yllit.

E duket se nuk do të presim shumë për projektin e saj më të ri dhe këtë e ka bërë me dije vetë Semi para pak minutash. Teksa ka ndarë me ne disa foto të sajat në një postim në Instagram, na ka treguar se kënga do të publikohet shumë shpejt edhe pse ende nuk na ka dhënë një datë publikimi. Megjithatë, bukuroshja na ka zbuluar se surpriza e saj e radhës do të quhet ‘Ani’.

Së fundmi ish-konkurrentja e “Big Brother Vip” dhe këngëtarja e njohur Semi Jaupaj ka patur një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram, ku u ka krijuar mundësinë fansave ta pyesin atë rreth gjithçkaje nëpërmjet një “Ask Me A Question”. Ajo që ra në sy ishte pyetja e njërit prej tyre.