Celebrities Gossip Music

Artistët e viteve 2000 bien dakord në një pikë kur bëhet fjalë për muzikën në ditët e sotme!

‘Më lër të flas’ erdhi me një episod shumë special këtë të premte, teksa ishin të ftuar disa nga artistët që ‘mbanin fronin’ rreth viteve 2000. Besojmë të gjithë e mbani mend ‘Karrambolin’, një këngë aq e ndjerë që u kthye në hitin e kohës apo ‘dialogun’ e famshëm mes G-Bani dhe Crazy Girl.

Teksa, vitet kanë kaluar padiskutim ashtu si çdo gjë tjetër edhe mënyra e të prodhuarit muzikë ka ndryshuar. Shpesh, këngët e sotme gjykohen dhe në krahasim me të dikurshmet konsiderohen shumë komerciale dhe pa vlera artistike.

Duket se në këtë pikë bien dakord dhe dy nga të ftuarit e sotëm në ‘Më lër të flas’. Grupi Free Mc’s tregon se ku ‘çalojnë’ sipas tyre këngët e reja.

Këngët duhet të kenë pak më shumë tekst me kuptim, pak më shumë mesazhe.  

Nga ana tjetër, ata gjithashtu treguan dhe momentin kur ndryshoi sistemi dhe mënyra se si tanimë reklamoheshin këngët.

Kur u ndërrua sistemi i muzikës në Shqipëri, kur kaloi në YouTube dhe jo më me disqe si dikur, na u duk sikur nuk mund të fitonim më, sikur humbi gjithçka.

I ftuar gjithashtu ishte dhe reperi i njohur i viteve 2000, Mr.Elvis i cili në të njëjtin mendim si grupi Free Mc’s tregoi se problemi qëndron te tekstet.

Unë bëj muzikë që dëgjohet, jo që kërcehet. Sot nuk kuptohet për çfarë flitet në tekste.