Celebrities Showbiz

Ashtu si shumica e vajzave pas ndarjes, edhe Beatrix Ramosaj vjen me një ‘look’ ndryshe!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Lidhja e saj me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, ndarja e tyre dhe trekëndëshi i formuar Bora-Donald-Trixa kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.

Beatrix tashmë po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që bën në rrjetet sociale. Teksa momentalisht po shijon suksesin e këngës “Ma shumë se ti” me Dj Geek, ajo nuk është mjaftuar me kaq por po vazhdon punën për të sjellë sërish projekte të reja.

Së fundmi, këngëtarja ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me postimet e fundit në Instastory. Ajo ka ndarë me fansat disa pamje ku shfaqet me një paraqitje shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Beatrix është shfaqur me flokë në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke. Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije asgjë nëse ndryshimi ka të bëjë me ndonjë këngë të re apo nëse flokët janë paruke.

Rikujtojmë se, një postim i fundit na bën të dyshojmë pak. Bukuroshja ka shpërndarë në Instastory-n e saj një foto ku duken flakët e një zjarri. Ende nuk dimë nëse kënga apo videoklipi kanë të bëjnë me këtë apo Trixa ‘do t’i vërë flakën’ diçkaje me surprizën e saj të radhës.

Padyshim që teksti i këngës së saj të sapopublikuar me Dj Geek, “Ma shumë se ti” u komentua shumë pasi fjalët u komentuan si një dedikim për Donaldin, por vëmendjen e mori dhe diçka tjetër. Veshja si ‘Catwoman’ në videoklip e Trixa-s padyshim që ra mjaft në sy dhe bukuroshja dukej shumë tërheqëse, por na lini të themi se nuk ka kushtuar pak.