Celebrities Showbiz

Bella Hadid shkëlqen teksa pozon për markën e njohur!

Së fundmi modelja e njohur Bella Hadid ka pozuar për markën e njohur ‘Michael Kors’. Ajo ka shkëlqyer me plot kuptimin e fjalës. Supermodelja 25-vjeçare gjeti të gjitha këndet e duhura ndërsa shfaqte më të rejat nga marka e famshme e modës në rrjetin e saj social Instagram. Ajo e kishte shoqëruar postimin me shkrimin:

Fushata ime e re e @michaelkors  shfleto galerinë për të parë çantën e re #WheresKarlie nga #MichaelKors #Ad.

https://www.instagram.com/p/CU_a6_fNnbs/?utm_source=ig_web_copy_link

Bella së pari gjeti famë duke interpretuar te’ Real Houseëives of Beverly Hills’ kur nëna e saj ishte e martuar me muzikantin David Foster, dhe që nga ajo kohë është rritur dhe ka qenë një supermodele.

Rikujtojmë se supermodelja e njohur amerikane Gigi Hadid, e cila numëron mbi 70 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, ndan një fotografi të rrallë të vajzës Khai me motrën e saj Bella Hadid, ndërsa modelja mban mbesën e saj në krahë. Motra e madhe Gigi Hadid tregoi mirënjohje dhe shprehu dashurinë e saj për motrën më të vogël Bella Hadid, pasi modelja mbushi 25 vjeç këtë të shtunë. Modelja bukuroshe Gigi, zgjodhi ta uronte motrën e saj me fjalët më të ndjera.

Hadid ndau një fotografi të Bella-s duke mbajtur vajzën e saj një-vjeçare Khai. Ajo zgjodhi një fotografi që tregonte vetëm pjesën e pasme të motrës dhe vajzës, teksa ato ishin përballë balonave festive. Ylli i pasarelave, shtoi një mbishkrim të përzemërt që shprehte se sa mirënjohëse dhe e lumtur është ajo që ka një motër si Bella. Gigi u shpreh se:

Ne festojmë për ty, sot dhe çdo ditë Bella Hadid. Ajo është motra ime e vogël por edhe një shpirt festiv dhe një teze që e mbron dhe përkujdeset për mbesën e saj.