Celebrities Music

Billie Eilish mahnit fansat e saj/Tani edhe me një vinyl të personalizuar me rastin e 30-vjetorit të “Interscope Records”. 

Nuk kanë fund surprizat. Së fundmi këngëtarja e njohur Billie Eilish ka ndarë me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj një lajm shumë të gëzueshëm. Të gjithë fansat e bukuroshes 19-vjeçare janë mësuar që ta përgatisin veten e tyre nga surpizat e saj. Këtë herë është diçka krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar që ta shikojmë Billie-n.

Ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i sukseshëm për të sepse nuk ka arritur që të marrë dot frymë nga të gjitha angazhimet që ka pasur.Tani bëhet fjalë për një tjetër lajm.

Nëpërmjet disa InstaStory-ve në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka lajmëruar edhe pjesëmarrjen e saj për të pasur një vinyl të personalizuar me rastin e 30-vjetorit të “Interscope Records”. 

Ai përmban nga çdo album veprën artistike të riimagjinuar, secili i lëshuar me një kopertinë të shtypur me cilësi shumë të mirë të numëruar dhe të dorëzuar nëpërmjet një kutie të personalizuar “Gucci” për një çmim prej 2500 dollarësh si pjesë e një bashkëpunimi mes “Interscope-Gucci”.

2Pac, Billie Eilish, Dr. Dre, Eminem, Gwen Stefani, Juice WRLD, Kendrick Lamar, Lady Gaga, Mary J. Blige, MGK, Nine Inch Nails, No Doubt, Olivia Rodrigo, Selena Gomez, Snoop Dogg dhe U2 janë ndër muzikantë të përfshirë në serinë prej 57 albumesh që do të dalin në shitje nga 27-31 janar.

“Interscope” dhe “NTWRK” do të dhurojnë 100% të fitimeve neto nga projekti për “Fondacionin Iovine and Young”, organizatë e themeluar nga bashkëthemeluesi i “Interscope Jimmy Iovine and Andre Young”, artisti muzikor i njohur profesionalisht si Dr. Dre. Fondacioni aktualisht po ndërton një shkollë në Los Anxhelosin e Jugut.