Celebrities Gossip Music Showbiz

Billie Eilish më e lumtur se kurrë, këngëtarja nuk ndalet!

Billie Eilish është një nga këngëtaret e reja në moshë që ka arritur një sukses surprizues. Për vetëm pak kohë ajo ka vjedhur zemrat e fansave dhe ia ka dalë që këngët e saj të shndërrohen në hite muzikore.

Këngëtarja kohët e fundit po korr një sukses me albumin “Happier Than Ever”. Këngët që ajo po publikon po marrin mijëra klikime brenda natës. Duket se artistja është vërtet më e lumtur se kurrë, madje gjendet në një nga periudhat më produktive të jetës së saj.

Billie do të festojë publikimin e albumit të saj, me një koncert të quajtur “Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles”. Lajmin e ndau me fansat vetë Billie përmes një postimi në Instagram. Postimin e shoqëroi me një shkrim ku dukej vërtet e lumtur për këtë projekt që është duke ndërmarrë.

“Happier Than Ever: A Love Letter To Los Angeles”, një eksperiencë e veçantë koncerti në bashkëpunim me Gustavo Dudamel dhe me “Los Angeles Phiharmonic” tek Hollywood Bowl. Unë kurrë nuk kam bërë diçka të ngjashme, ishte xhirimi më surreal dhe po pres me padurim që ju ta shijoni këtë film. Do të publikohet në 3 shtator në Disney+.

Duket se Billie po përqëndron të gjithë energjinë në profesionin e saj. Kujtojmë, se veç publikimit të këngëve, ajo ka ndarë me fansat edhe momente pas kamerave gjatë xhirimit të klipit të këngës “NDA”. Një tjetër surprizë sjell këtë herë artistja për fansat, ndaj duhet të prisni fare pak deri në datën 3 shtator.