Celebrities Gossip Music Showbiz

Vetëm një ditë pas publikimit të këngës, Billie Eilish sjell surprizën e radhës…

Ditën e djeshme kënëtarja Billie Eilish publikoi këngën “NDA”. Artistja i kishte paralajmëruar fansat se do të lançonte këtë këngë në datën 9 dhe ata po e prisnin me padurim. Kjo u duk në komentet e tyre pozitive në Instagram, si dhe në klikimet e shumta që mori kënga në YouTube për fare pak orë.

Ndërkohë, pa mbushur 24 orë nga publikimi i këngës, Billie sjell surprizën e radhës për fansat e saj. Nuk është një këngë tjetër sigurisht, por ajo ka postuar disa nga çastet më emocionuese, të bukura dhe të vështira gjatë përgatitjes së klipit.

Bille ka postuar një album me foto e video. Në foton e parë duket ajo së bashku me stafin që duhet të ketë punuar shumë për të sjellë këtë projekt muzikor. Më pas ka një sërë videosh tepër interesante teksa ajo xhiron për videoklipin, ndërkohë që makinat kalojnë rrugën. E radhës është një video plot emocion, edhe pse tani mund të duket pak gazmore. Mamaja e Billie duket e tmerruar teksa shikon se vajza ndoshta po rrezikon në rrugë. Dy fotot e fundit janë gjunjët e këngëtares të cilët duhet ta pranojmë janë munduar shumë për të arritur videon perfekte.

Ky postim i artistes është për t’u vlerësuar pasi ajo tregon se pas një projekti muzikor fshihen shumë përpjekje. Billie jep mesazhin se nuk mjafton veç zëri por duhet shumë punë e lodhje për të qenë e suksesshme. Këtë album këngëtarja e shoqëron dhe me një shkrim, ndërkohë që e trajton me humor reagimin e mamasë së saj.

Uroj t’ju ketë pëlqyer. Gjithashtu ju lutem shijoni pjesën e pestë kur mamaja dhe grupi humbin mendjen sepse janë të frikësuar.

Kënga dhe videoklipi ishin vërtet të mrekullueshme, ku nuk dallohej veç talenti i Billie në muzikë, por edhe kishte momente interesante në videoklip. Një klip që me siguri nuk mund ta harrosh pasi e ke parë një herë, dhe një projekt muzikor që pa diskutim do të bëhet hit i kësaj vere.