Celebrities Gossip

Blendi Fevziu na tregon…

Blendi Fevziu është një ndër gazetarët më të njohur të vendit tonë. Së fundmi ai po kalon disa ditë pushimi në ishullin e mrekkulueshëm të Greqisë, Mykonos. Këtë na e ka treguar nëpërmjet fotografive që poston në Instagram-in e tij dhe në këto postime syri jonë ka kapur një detaj që tek një personazh gjithmonë shumë i kuruar si Blendi bie me të vërtetë në sy.

I rehatuar në plazh, gazetari ka harruar ose lënë enkas këmishën të pakopsitur deri në fund, duke treguar pak më shumë seç duhet. 52- vjeçari ka një fizik të shkëlqyer dhe nuk ngurron të nxjerrë formën e tij të mirë fizike.

A është ky një trend apo një shkujdesje pushimesh akoma nuk e dimë, po po  jua lëmë juve të gjykoni!