Celebrities Gossip Showbiz

Braktis familjen e tij për Ariana Grande-n, aktori i njohur Ethan Slater “kokë e këmbë” i dashuruar me këngëtaren!

I dashuri i ri i Ariana Grandes, Ethan Slater, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga gruaja e tij, Lilly Jay. Aktori i cili luan së bashku me Granden në “Wicked” dorëzoi së fundmi dokumentet në New York. Ai dhe Lilly janë të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një djalë të vogël. Në fillim të këtij muaji, Grande tronditi fansat duke i dhënë fund martesës së saj dyvjeçare me agjentin e pasurive të paluajtshme, Dalton Gomez.

Slater dhe Grande thuhet se kanë pasur një romancë gjatë xhirimeve të “Wicked” në Londër gjatë vitit të kaluar. Një burim i afërt tha se gruaja e Slater ka qenë e tronditur nga këto lajme dhe ndjen sikur artisti braktisi familjen për këngëtaren e famshme. Ajo është thënë gjithashtu se është e mërzitur nga fakti që djali i tyre nuk do t’i ketë të dy prindërit vazhdimisht dhe ndihet sikur Slater i ka kthyer plotësisht shpinën familjes së tij.

Nuk është e qartë se kur Grande dhe Slater nisën lidhjen, por pretendohet se janë bashkë prej disa muajsh. Ethan ka qenë me ish-partneren për më shumë se një dekadë, ndërsa janë njohur në moshë të re. Nga ana tjetër, Ariana dhe Dalton e bënë publike romancën gjatë pandemisë COVID-19.