Celebrities Showbiz

Çdo e mirë shpërblehet një ditë, The Weeknd pritet të nderohet për kontributet e tij në bamirësi!

Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd do të jetë një nga artistët i cili do të nderohet me një çmim në evenimentin e organizuar nga “Black Music Action Coalitio”. Sipas një burimi, këngëtari ka dhuruar miliona dollarë për të ndihmuar të gjitha ata që ishin me vështirësi ekonomike dhe që po kalonin pandeminë e COVID-19 e cila preku të gjithë globin.

Organizatat që kanë përfituar nga donacionet janë: “Black Lives Matter Global Network”, “Colin Kaepernick Know Your Rights Camp Legal Defense Initiative” dhe “National Bail Out”. Artisti i njohur së fundmi bëri një postim në Instagram ku i preku të gjithë ndjekësit e tij. 31-vjeçari zbuloi se do të dhurojë 1 milion dollarë për në Etiopi për të lehtësuar urinë mes raporteve të spastrimit etnik në rajonin Tigray.

Ndërkaq ai shkroi:

Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi, ndërsa njerëz të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi. Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin.

Rikujtojmë, se ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie dhe The Weeknd së fundmi janë fotografuar bashkë në Los Angeles. Mënjëherë në rrjet kanë nisur thashethemet se mes dyshes së njohur mund të ketë lindur diçka. Pasi kaluan orë të tëra në restorantin italian ‘Giorgio Baldi’, dyshja ishin të sigurt që do të largoheshin veçmas në mënyrë që të mos fotografoheshin së bashku, por pa sukses.