Gossip Showbiz

Këngëtari i njohur kanadez prek zemrat e të gjithëve me gjestin e fundit…

Këngëtari i njohur kanadez, The Weeknd së fundmi ka bërë një postim në Instagram ku i ka prekur të gjithë ndjekësit e tij. 31-vjeçari ka zbuluar se do të dhurojë 1 milion dollarë për në Etiopi për të lehtësuar urinë mes raporteve të spastrimit etnik në rajonin Tigray.

Ndërkaq ai shkroi:

Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi, ndërsa njerëz të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi. Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin.

Rikujtojmë, se kjo nuk është hera e parë që The Weeknd bën një gjest të tillë kaq human. Në qershor të vitit të shkuar, ai dhuroi 1 milion dollarë të tjera për të ndihmuar në luftën me COVID-19. Po ashtu 2 muaj më vonë, ai dha 300 mijë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga shpërthimi i fuqishëm në Bejrut ku mbetën të vdekur 200 persona. The Weeknd dhuroi edhe 500 mijë dollarë për luftën kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd.

Ai mund të mos ketë marrë asnjë nominim në ceremoninë e sivjetshme të çmimeve “Grammy” por ama rrëmbeu zemrat e të gjithëve dhe u shfaq më spektakolar se kurrë në “Super Bowl Half Time Show”. 

Gjithashtu artisti, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye së fundmi ka hyrë në historinë e platformës digjitale Spotify me këngën “Blinding Lights”, e cila ka qëndruar në “Top 10” për një vit të plotë.

The Weeknd ka qenë edhe në krye të “Top 100 Songs of 2020” në programin traditë të ditës së fundit të vitit në “Top Albania Radio”.