Celebrities Gossip Showbiz

Dafina dhe Dj Geek na i bëjnë ‘sytë zemra’ me dedikimin më të fundit për njëri-tjetrin!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E këtë dashuri ata e tregojnë shumë shpesh edhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë videot dhe fotot që ata i dedikojnë njëri-tjetrit duke treguar se sa shumë ndjenja ekzistojnë mes tyre. Së fundmi Dj Geek ka postuar foto të Dafinës ku shkruan:

Geek: Zemra ime

Dafina: T’ha

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. E duket se kënga e tyre është pëlqyer shumë pasi vetëm brenda 24 orëve arriti 1 milion klikime. Këtë e kanë bërë me dije dhe vetë bukuroshet me disa postime në ‘Instastory’.

Së fundmi burime të sigurta kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim. Disa ditë më parë Dafina mbushi 15 vjet që është pjesë e tregut muzikor. Prej një kohe shumë të gjatë, diva e muzikës na ka falur hite te shumta muzikore dhe skuadra e saj e ka surprizuar me një tortë, duke e uruar bukuroshen për karrierën e saj.