Celebrities Gossip Music Showbiz

Dafina Zeqiri paralajmëron këngën për të gjithë ‘zemrat e thyera’!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Vetëm pak më parë Dafina ka postuar një video ‘Tik Tok’ në ‘Instagram’ duke improvizuar dhe zbuluar pak nga kënga e saj e re, duke lajmëruar kështu ndjekësit e saj se së shpejti do të vij me një projekt të ri muzikor.

Bukuroshja është shpesh aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj dhe disa orë më parë ka ndarë një video me ndjekësit ku shfaqet me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mesa duket Dafi ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Këtyre kritikave, këngëtarja i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.