Celebrities Gossip Showbiz

Dalja e parë në publik e çiftit më të ri të showbiz-it, Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski!

Komediani i njohur Pete Davidson dhe supermodelja Emily Ratajkowski kanë bërë së fundmi daljen e tyre të parë në publik si çift në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden në New York. Çifti i ri u panë në tribuna duke bërë tifo në një ndeshje mes Memphis Grizzlies dhe New York Knicks. Të dy shfaqeshin të buzëqeshur ndërsa ishin ulur krah për krah me birra në dorë mes një publiku të mbushur me yje.

Një burim i afërt me dyshen zbuloi se ata kanë folur prej disa muajsh pasi u takuan nga disa miq të përbashkët. Burimi më tej zbuloi se Pete pas një romancë të stuhishme me Kim Kardashian e pëlqen shumë inteligjencën që e karakterizon modelen. Burimi vijoi duke thënë se:

Ata të dy e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin. Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë të kapur nga duart në një takim në Brooklyn. Kujtojmë që Ratajkowski ka disa muaj që është divorcuar nga Bear-McClard. Menjëherë pas paraqitjes zyrtare të kërkesës për divorc në shtator, bukuroshja filloi të shoqërohej me yllin hollivudian Brad Pitt.

Davidson nga ana tjetër ka qenë në një lidhje me Kim Kardashian, Ariana Grande, Kate Beckinsale, Kaia Gerber dhe Phoebe Dynevor. Davidson aktualisht është mashkulli më i komentuar në Hollywood për shkak të romancave të tij me disa nga gratë më seksi të showbiz-it. Së fundmi, ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, është përpjekur të shpjegojë se pse 29-vjeçari është kaq tërheqës për gratë.