Celebrities Design

Del në shitje apartamenti i së ndjerës Raffaella Carrà, ende mister çmimi!

Pothuajse një vit pas vdekjes së Raffaella Carrà, shtëpia e saj në Romë ka dalë në shitje. Apartamenti luksoz ndodhet në zonën Vigna Clara-Vigna Stelluti, një nga më ekskluzivet në kryeqytet, ku shumë persona të njohur kanë zgjedhur për të jetuar në këtë lagje, që është një ndërthurje relaksi dhe jete nate. Mes tyre ishte edhe mbretëresha e televizionit italian. Prona ndodhet në një sipërfaqe prej 15 pallatesh, e kompletuar me park, pishinë dhe fusha tenisi. Apartamenti është i qetë dhe i ndritshëm, me tre hyrje të pavarura.

Apartamenti ka një sipërfaqe prej rreth 420 m2 dhe zë të gjithë katin e një pallati. Ka 9 dhoma gjumi dhe 5 tualete, ndërsa ambienti i ndenjes karakterizohet nga një dhomë e madhe pritjeje, me divane dhe një tavolinë kafeje të madhe prej xhami, floriri dhe mermeri në qendër. Ekziston edhe një palestër me sauna dhe një dhomë make-up. Por mbetet mister çmimi i shitjes, pasi negocimi është konfidencial. Rikujtojmë, se Rafaella Carra u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, më 5 korrik 2021.

Ajo ishte autore e dhjetëra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”. Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision.

Ndërkaq, pak pas vdekjes së Rafaella, pati indinjatë dhe zemërim për shkrimet homofobe në muralin kushtuar ikonës së televizionit italian në Barcelonë. Në veprën e artistit Salvatore Benintende, me origjinë nga Palermo, ranë në sy mbishkrimet: “Gay no” dhe “Vih”.