Celebrities Gossip Showbiz

Destinacioni i radhës për Encën është…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Pak ditë më parë me anë të një Instastory bukuroshja na tregoi lokacionin e saj më të ri. Bukuroshja na tregoi se ndodhej në Afrikë në një plazh shumë ekzotik siç është Zanzibari i Tanzanisë. Me anë të disa postimeve të bërë nga vetë Enca ku dukej shumë në formë.

E mesa duket, këngëtarja paska vendosur me të vërtetë të e bëjë për ‘zili’. Disa ditë më parë, Enca na zbuloi destinacionin e radhës që më parë e ka cilësuar si shtëpinë e saj të dytë, Dubain. E gjatë këtyre ditëve me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka shpërndarë me ndjekësit e saj disa foto vërtet provokuese ku duket duke shijuar jetën e saj më së miri.

Por, siç tanimë e dini pushimet për Encën nuk kanë të mbaruar. Destinacioni i radhës për bukuroshen është Turqia dhe na ka treguar se po shijon një jetë me të vërtetë luksoze.

Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë. Por mesa duket kësaj pauze i erdhi fundi dhe Enca zbuloi se do të vijë me një projekt të ri dhe nëse mendonit se do të jetë këngë dashurie, gaboheni. Këngëtarja do të vijë me një projekt siç jemi mësuar ta shohim atë.