Aktualitet

DiCaprio apelon sërish: Vjosa të shpallet “Park kombëtar”!

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio njëherësh aktivist për çështjet mjedisore ka bërë sërish thirrje që lumi i Vjosës të shpallet Park Kombëtar.

Ditën e djeshme aktori bëri thirrje në Twitter, duke kërkuar shpalljen e Vjosës si Park Kombëtar. DiCaprio është shprehur se ky status ‘do ta mbrojë zonën nga digat dhe nga një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit’.

Dhënia e statusit të lumit Vjosa si një park kombëtar do ta mbrojë zonën nga digat dhe nga një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit. #VjosaParku KombëtarTani”-shkruan Di Caprio.

 

Postimin DiCaprio e shoqëroi  me një artikull të organizatës ‘Global Wildlife Conservation’ të shkruar nga gazetarja Gege Li, një biokimiste e cila prej vitesh shkruan për natyrën në revista shkencore si ‘New Scientist’ apo ‘Chemistry World Magazine’.

Në artikull përmenden protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën Park Kombëtar.