Celebrities Music Top 100 Songs of the Year

“Do ta përjetoja sërish Eurovizionin…”/Ronela Hajati në një intervistë ekskluzive për TAR zbulon dëshirat dhe projektet e saj për vitin 2024!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Në një lidhje telefonike ishte këngëtarja e njohur Ronela Hajari.

Si ka qenë viti 2023 për Ronela Hajatin?

Si dy vite, në sensin e ndryshimeve. Më është dukur një vit nga janari në qershor dhe viti tjetër nga qershori deri më tani.

Çfarë ka ruajtur për vitin 2024 Ronela?

Kam edhe dy këngë pa nxjerrë nga albumi i ri sepse ishte e pamundur t’i realizoja. Sot kam dy koncerte. Ja kam lënë në dorë zotit. Unë punoj gjithë kohës, kam projekte, uroj të ketë bashkëpunime, këngë të dëgjuara dhe kam qejf të marrë pjesë në ndonjë festival sepse më pëlqen shumë skena.

A do e përjetonte edhe njëherë Ronela skenën e Eurovision po t’i jepej mundësia?

Janë emocione të niveleve që ti nuk i koncepton dot. Do ta përjetoja sërish por nuk e di deri më tani. E kam me qejf edhe pse nuk ka ndodhur të shkojë 2 herë i njëjti këngëtar në Eurovizion.

A e ka menduar Ronela të organizojë ndonjë tur jashtë vendit?

Është shumë e vështirë të çash jashtë. Është shumë e vështirë të arrish të kapësh dëgjuesit jashtë. Mund t’i pëlqesh por ne nuk kemi shtëpi diskografike. Kanë kritere, duhet te jesh shtetase e atij vendi. Unë keqkuptohem shumë në tekstet e këngëve të mia, ndoshta në ndonjë vend tjetër nuk do të gjykohesha fare.