Celebrities Showbiz

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid shfaqen të veshur shumë stil rrugëve të New York-ut…

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dukej mjaft elegante në fotografitë e fundit të kapura nga paparacët, e veshur me një këmishë të gjatë në ngjyrë të bardhë, xhinse të gjera ngjyrë gri, taka të zeza dhe një palë doreza të gjata në ngjyrë të zezë. Ajo u shfaq së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa ishin duke shkruar në një darkë romantike. Anwar nga ana tjetër kishte veshur diçka krejt rastësore, një bluzë gri “Metallica” dhe pantallona të gjera me ngjyrë blu dhe të verdhë dhe me këpucë lëkure të zeza.

Këmisha e saj në ngjyrë të bardhë, ishte e palidhur dhe e zbërthyer përpara, ndërsa mëngët i kishte ngritur deri tek parakrahu. Këmisha standarde e bardhë, me dizanj të zi mbi supet e saj, kombinohej mjaft mirë me dorezat e zeza elegante që arrinin deri në bërryla. Ajo kishte vendosur si aksesor një çantë në ngjyrë të zezë, vathë të mëdhenj në formë loti që i dhanë shkëlqim pamjes së saj dhe disa unaza të mëdha mbi doreza. Ndërsa flokët kishte vendosur ti mbante thjesht, të lëshuar.

Një ditë më parë, Dua ishte tek ditëlindja e vajzës së Gigi Hadid, Kahi, së bashku me Bella-n. Supermodelja 24-vjeçarja, Bella Hadid, dukej e mrekullueshme me një xhaketë në ngjyrë të bardhë të shkurtër, një bluzë në ngjyrë të zezë dhe një fund të gjatë të bardhë me pika të kuqe. Dua ishte e veshur shumë stil, me një këmishë të shkurtër me mëngë të gjata, një fund të shkurtër me po të njëjtin material dhe sandale në ngjyrë të zezë.

Rikujtojmë se, albumi i Dua Lipa-s “Future Nostalgia”, ka qëndruar në top-listat botërore me javë të tëra. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, tani po përgatitet për fillimin e turit të saj botëror. 26-vjeçarja u detyrua që në vitin 2020 të anulonte koncertet pikërisht për shkak të situatës së vështirë me pandeminë, ndërsa tashmë ajo ka konfirmuar datat e reja të turit.