Celebrities Music Showbiz

Hap pas hapi drejt suksesit të vazhdueshëm/ Dua Lipa konfirmon datat e turit të saj në të tjera vende!

Albumi i Dua Lipa-s “Future Nostalgia”, është padyshim suksesi më i madh në karrierën e saj. Ky album ka qëndruar në top-listat botërore me javë të tëra. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, tani po përgatitet për fillimin e turit të saj botëror. 26-vjeçarja u detyrua që në vitin 2020 të anulonte koncertet pikërisht për shkak të situatës së vështirë me pandeminë, ndërsa tashmë ajo ka konfirmuar datat e reja të turit.

Pak ditë pasi njoftoi për koncertet që do të mbahen në Amerikë, Dua tashmë ka zbuluar edhe datat e koncerteve në Australi dhe Zelandën e Re. Krahas postimit, artistja shkruan:

Po ndodh Australi dhe Zelandë e Re. Po e sjell turneun “Future Nostalgia” në nëntor 2022. Jam shumë e entuziazmuar që t’ju shoh të gjithëve ju. Biletat dalin në shitje të enjten në orën 14:00 sipas orës lokale.

Më herët këngëtarja shqiptare me famë botërore u shpreh e entuziazmuar për njoftimin e turneut dhe njoftoi se bashkë me të do të jenë edhe disa emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, si Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai.

Pak ditë më parë, të gjithë sytë ishin drejtuar tek Dua Lipa, teksa hapi Festivalin e Muzikës “iHeartRadio” e veshur me një body ngjyrë lejla, geta në ngjyrë të zezë dhe çizme të shkurtra të zeza, teksa performonte në mënyrë shumë seksi të premten mbrëma në Las Vegas. Teksa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “Love Again”, këngëtarja britanike 26-vjeçare, shkëlqente me pamjen e saj elegante, e cila ishte e dekoruar me disa gurë diamanti në pjesën e përparme të body-t që shkonin më së miri me bizhuteritë e saj prej argjendi.

Së fundmi gjithashtu, Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në kalsifikimin e 10 këngëve më të mira nga renditja e “Hot 100”.