Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Dua Lipa i është futur seriozisht botës së modelingut, ylli i muzikës pop shkëlqen në sfilatën e Balenciaga-s!

Së fundmi “Balenciaga Haute Couture” në Paris realizoi një sfilatë të mbushur me yje duke mbledhur disa prej personazheve më të njohur në botë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa përkrah yjeve si Kim Kardashian, Bella Hadid, Naomi Campbell dhe Nicole Kidman parakaluan në shfaqjen e modës për koleksionin e ri të markës së veshjeve.

Dua ishte ajo që shkëlqeu e veshur me një fustan të verdhë dhe një bisht të gjatë që i vinte nga pas. Veshja e yllit të pop-it u kompletua me dorëza të gjata me ngjyrë të zezë dhe këpucë me taka me po të njëjtën ngjyrë. Pas ngjarjes së modës, krijuesja e shumë hiteve botërore ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram pamje nga eventi, duke u shprehur e lumtur për pjesëmarrjen. Bukuroshja ka shkruar se:

‘Balenciaga Haute Couture’ show i 51-të. Nder dhe ëndërr të jem pjesë e shfaqjes tënd të bukur.

Rikujtojmë, se artistja krahas turneut të saj botëror “Future Nostalgia” së fundmi performoi edhe në festivalin Roskilde të Danimarkës. Risjellim në vëmendje se Dua është paditur së fundmi sërish për shkelje të të drejtave të autorit pasi ka postuar fotografi të paparacëve në Instagram.

Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Kaliforni, fotografi me bazë në New York, Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja kreu shkelje të të drejtave të autori pasi postoi imazhin që ai ia bëri asaj në vitin 2018. Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës pop paditet për postimin e fotove të paparacëve në rrjetet sociale. Së fundmi gjithashtu 26-vjeçarja është përballur me një problem. Mediat e huaja raportojnë se policia britanike ka bllokuar makinën luksozë të saj, Jaguar F-Type që kushton 55,000 paund.