Celebrities Gossip Music Showbiz

Dua Lipa publikon këngën e re “Illusion”, pjesë e albumit “Radical Optimism”!

Së fundmi këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka publikuar projektin e saj më të fundit të titulluar “Illusion”. Kënga vjen në kuadër të albumit të saj të cilin pritet ta publikojë më 3 maj “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”.

Deri më tani Dua ka publikuar vetëm këngët Houdini, Training Season dhe tashmë Illusion të albumit të saj më të ri. Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme.

Së fundmi ylli i muzikës pop përmes një postimi në Instagram njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”. Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. 28-vjeçarja është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

Vlen të theksohet se artistja shqiptare me famë botërore është fituese e tre çmimeve Grammy. Rikujtojmë se së fundmi Dua u nderua me një statujë prej dylli nga muzeu “Madame Tussauds Istanbul” në qytetin e Stambollit. Në këtë skulpturë, artistja e hitit “Levitating” shihet me një nga veshjet skenike të tourit “Future Nostalgia”.

Kjo veshje ikonike e saj, shoqëroi Dua-n në të gjitha koncertet ku promovoi albumin e saj tejet të suksesshëm. Të gjithë adhuruesit e këtij arti, mund të vizitojnë muzeun për të parë skulpturën prej dylli të artistes së famshme. Muzeu “Madame Tussauds Istanbul” është një atraksion turistik që gjendet në Avenue Istiklal në Stamboll.