Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa shfaqet e mrekullueshme në Festivalin e Muzikës “iHeartRadio” në Las Vegas…

Dua Lipa është një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, që ka bërë shqiptarët krenarë kudo nëpër botë. Një këngëtare shumë e talentuar, projektet muzikore të së cilës, padiskutim janë bërë hite. Të gjithë sytë ishin drejtuar tek Dua Lipa, teksa hapi Festivalin e Muzikës “iHeartRadio” e veshur me një body ngjyrë lejla, geta në ngjyrë të zezë dhe çizme të shkurtra të zeza, teksa performonte në mënyrë shumë seksi të premten mbrëma në Las Vegas.

Teksa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “Love Again”, këngëtarja britanike 26-vjeçare, shkëlqente me pamjen e saj elegante, e cila ishte e dekoruar me disa gurë diamanti në pjesën e përparme të body-t që shkonin më së miri me bizhuteritë e saj prej argjendi. Dua dukej mjaft joshëse me veshjen e saj dhe flokët e kapur bisht. Ajo u shoqërua nga një grup vajzash kërcimtare, të veshura me body të argjendtë, të shndritshëm, që pasqyronin çdo lëvizje të Lipa-s.

Dua e cila është në një lidhje me vëllain e vogël të modeles Gigi Hadid, Anwar Hadid, i mahniti të gjithë me performancën e saj në skenë. Në një moment ylli i popit tregoi se sa e emocionuar ndihej për rikthimin në skenë:

Është e mahnitshme. Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, ka kaluar shumë kohë. Shpresoj që të jeni duke kaluar mirë dhe po argëtoheni.

Edhe pse Dua u rikthye pas një pauze të gjatë që nga performanca e saj e fundit, ajo emocionoi fansat, teksa i ka njoftuar rreth datave të turneut të saj. Rikujtojmë se, gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, ku dhe vetë këngëtarja na ka servirur disa foto ‘magjike’.