Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa shkëlqen e tëra veshur nga stilistja e njohur shqiptare!

Dua nuk di të shkëlqejë vetëm në muzikë, por kudo. Së fundmi, gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, ku dhe vetë këngëtarja na ka servirur disa foto ‘magjike’.

Së fundmi, Dua ka shkëlqyer me veshjen e saj nga stilistja e njohur shqiptare Nensi Dojaka, fituese e çmimit LVMH të vitit 2021 për talentet e reja. Veshur me një fustan të zi të gjatë në pjesën e sipërme me një copë të tejdukshme duke e shfaqur shumë provokuese këngëtaren, ajo ka publikuar një Instastory ku tregon plot krenari se veshja është dizajnuar nga stilistja shqiptare.

Veshur nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka. Urime Nensi për çmimin e fituar LVMH 

Dua vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që sa vijnë dhe e cilësojnë atë si një artiste shumë të madhe. Së fundmi, këngëtarja ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në kalsifikimin e 10 këngëve më të mira nga renditja e “Hot 100”.

Rikujtojmë se, bashkëpunimi i Elton John dhe Dua Lipa, “Cold Heart”, ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të “The Official Big Top 40”. Ky është projekti i dytë i Elton John që ka arritur vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.