Celebrities Gossip Showbiz

“Duhemi dhe puthemi si adoleshentë…”/Cher marrëzisht e dashuruar me reperin 40 vjet më të ri!

Së fundmi këngëtarja Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin e muzikës Alexander “AE” Edwards në Twitter teksa publikoi një foto të tij së bashku me një ’emoji’ zemre. 76 vjeçarja zbuloi se ajo trajtohet ‘si një mbretëreshë’ nga partneri i saj 40 vjet më i ri. Një fans i kërkoi yllit të muzikës të konfirmonte lidhjen dhe ajo e bëri madje shtoi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.

Cher zbuloi se ajo dhe Alexander Edwards puthen si adoleshentë dhe e duan njëri-tjetrin. Pasi këngëtarja e “If I Could Turn Back Time”, postoi një foto të producentit të muzikës një nga ndjekësit e saj pyeti se cilat nga cilësitë e tij admiron më shumë dhe ajo zgjodhi të përgjigjej kështu:

Ai është i sjellshëm, i zgjuar, i qeshur dhe ne puthemi si adoleshentë. E dua atë sepse nuk ka frikë, ka mirësi, i mrekullueshëm, i mençur, i talentuar, i bukur, ne flasim dhe qeshim, jemi përshtatur perfekt. Ai është 36 vjeç dhe në fund ai erdhi pas meje, derisa u takuam. Ai është i qëndrueshëm, unë jam e paparashikueshme. Ne e duam njeri tjetrin.

Romanca e çiftit për herë të parë u bë kryefjalë e mediave në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan të kapur për dore. Alexander më parë ka qenë në një lidhje dashurie me Rose, me të cilën ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash. Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2018, por u ndanë pas tre vitesh së bashku pasi AE u kap duke tradhtuar modelen 39-vjeçare me disa femra të tjera. Cher, nga ana tjetër ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç.