Gossip Health & Beauty

“Dukem si një përbindësh…”, reagimi shokues i yllit televiziv kur pa veten pas operacioneve plastike!

Modelja e njohur dhe ylli i televizionit në Britani, Katie Price është super e fiksuar pas operacioneve plastike. Ajo i ka nisur ato që në moshë të hershme dhe vazhdon ende. Ndoshta nuk do t’a besoni por ajo e ka quajtur veten e saj një ‘përbindësh’ pas ndërhyrjeve më të fundit të realizuara në Turqi.

43-vjecarja ka bërë një liposuksion të plotë të trupit, ngritje të kapakëve të syrit dhe një prekje tjetër të buzëve. Kur e pa veten fillimisht sesi dukej, nëna e pesë fëmijëve u trondit dhe vetë, dhe u shpreh:

Cfarë paskam bërë kështu?

Mjekët i thanë se kishte nevojë për një transfusion ndërsa partneri i vet, Carl Woods, nisi të druhej për jetën e saj. Prince ndërkaq, tha se:

Sinqerisht, më duket sikur kam shkuar në ferr e jam kthyer. Ishte e tmerrshme. O Zot, dukem si një përbindësh nga një film horror.

Shumë të famshëm janë të fiksuar pas këtyre ndërhyrjeve duke harruar sesa të rrezikshme mund të kthehen ato për shëndetin e tyre. Rikujtojmë se së fundmi, ylli televiziv i “KUWTK”, Khloe Kardashian ka rrëfyer të gjithë operacionet e saj plastike.

Ajo komentoi rreth çdo thashethemi rreth saj, çdo operacioni plastik që është përfolur të ketë bërë, si dhe u shpreh për faktin se në media shpesh është përfolur se dëshiron t’i ngjasojë motrës së saj, Kim. Ajo tregoi se të gjitha këto tema për të cilat është përfolur nuk i kanë ndikuar aspak mirë.