Celebrities Gossip Showbiz

Duket se marrëdhënia e Harry Styles dhe Olivia Wilde po bëhet edhe më serioze!

Harry Styles dhe Olivia Wilde u lidhën për herë të parë në muajin janar, teksa filmonin filmin e saj të ardhshëm “Don’t Worry Darling”. Pasi ajo është drejtuesja kryesore e thrillerit-psikologjik, në të cilin edhe Harry është pjesë e kasitit. Nga ajo kohë ata janë fotografuar shpeshherë në krahët e njëri-tjetrit teksa shijonë marrëdhënien e tyre më të lumtur se kurrë.

Para pak ditësh u tha se Harry ngadalë po njihet me fëmijët e të dashurës së tij Olivia Wilde. Burimet kanë pohuar se këngëtari ka kaluar më shumë kohë me fëmijët e Olivia, të cilët i ndan me ish-partnerin, Jason Sudeikis, Otis dhe Daisy. E duket se gjërat po bëhen edhe më serioze se kaq.

Fansat e ish-këngëtarit 27-vjeçar të One Direction mund të mos jenë habitur kur e panë atë të lidhur me 37-vjeçaren, pasi ai prej kohësh mban një reputacion për të shijuar shoqërinë e zonjave më të mëdha se ai. Megjithatë, disa mund të habiten kur të mësojnë se Harry thuhet se po e merr këtë romancë aktuale më seriozisht se çdo marrëdhënie e tij e mëparshme.

Thuhet se Harry e ka prezantuar Olivia-n me nënën e tij, Anne, e cila konsiderohet si një një hap i rëndësishëm për marrëdhëniet në çift. Një burim pranë tij është shprehur për “Tje Sun” se:

Kjo dukej si një gjë mjaft e bujshme në fillim, dy njerëz magjepsës duke u lidhur, por tani është padyshim shumë më tepër se kaq. Është vërtet emocionuese për ta dhe për Harry-n është gjëja më serioze që ai ka pasur ndonjëherë me dikë.

Ndërkohë, kujtojmë se aktorja bukuroshe Olivia Wilde u duk se ka arritur tashmë edhe në fazën e ndarjes së bizhuterive me këngëtarin Harry Styles. Një detaj i vogël ky por që ka rënë shumë në sy. Gjatë eventit madhështor të modës nga marka e njohur “Gucci” në Los Anxhelos, aktorja 37-vjeçare kishte zgjedhur që të vendoste një gjerdan shumë të njohur ari me kryq, i cili mendohet që të jetë i këngëtarit të njohur Harry.