Celebrities Fashion Showbiz

E gjeni dot sa i ka kushtuar bishti i flokëve në “Met Gala” Kim Kardashian?!

Look-u i yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian në “Met Gala” teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej. Kjo veshje e Kim mori shumë kritika, por bukuroshja zgjodhi që ta komentonte duke thënë se “nuk ka asgjë më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët”.

Edhe pse në këtë veshje nuk dukej asgjë nga bukuria e Kim, ajo nuk e kishte lënë pas dorë make up-in dhe as stilin e flokëve. Kombinimi i Kim Kardashian, e veshur nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj në “Met Gala 2021”. Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.

Por, bishti kishte një çmim po aq të shtrenjtë. Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro. Ndërsa shtesat e flokëve të shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë “Met Gala”, pavarësisht çmimit, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.

Rikujtojmë se, së fundmi super ylli zbuloi detaje e histori, sidomos mbi imazhin e saj dhe motrës Kendall Jenner duke folur që u bë virale. Kim zbuloi se çfarë i tha modelja 25-vjeçare në tapetin e kuq të “Met Gala”. Duke qeshur ajo ka treguar se “Kendall po thërriste emrin e saj dhe ajo nuk mund ta shihte se kush ishte, por pa imazhin e veshjes së saj me shkëlqim”.