Celebrities Gossip Showbiz

Ballafaqimi i saj me Kendall Jenner në “Met Gala” virale, Kim Kardashian komenton foton!

Look-u i Kim Kardashian në “Met Gala” teksa fytyra e saj ishte tërësisht e mbuluar shkaktoi jo pak zhurmë në mediat sociale. Veshja e saj e pazakontë u komentua gjithandej. Ajo shoqërohej nga një njeri misterioz, i mbuluar po ashtu tërësisht në të zeza, i cili ngjante shumë me Kanye West.

Veshja e Kim mori shumë kritika dhe së fundmi 40-vjeçarja zgjodhi t’i mbylli gojën të gjithëve më një postim të fundit të bërë në rrjetin e saj social Instagram.

Së fundmi super ylli zbulon detaje e histori, sidomos mbi imazhin e saj dhe motrës Kendall Jenner duke folur që u bë virale. Kim zbuloi se çfarë i tha modelja 25-vjeçare në tapetin e kuq të “Met Gala”. Duke qeshur ajo ka treguar se:

Kendall po thërriste emrin tim dhe unë nuk mund ta shihja se kush ishte, por pashë imazhin e veshjes së saj me shkëlqim.

Edhe pse në këtë veshje nuk dukej asgjë nga bukuria e Kim, ajo nuk e kishte lënë pas dorë make up-in. Makeup artisti me origjinë shqiptare, Mario, ndau një postim në Instagram për përgatitjen e Kim para spektaklit të madh të modës. 

Duket se pothuajse gjithçka që motrat Kardashian-Jenner prekin kthehet në ar, e cila me sa duket është arsyeja pse “FWRD” ka emëruar Kendall Jenner si drejtoreshën e saj të re krijuese. Kendall e njohur për stilin e saj të hijshëm, të frymëzuar nga vitet ’90 do të ketë për detyrë të kurojë markat e modës luksoze, të drejtojë dizajnin e faqes së internetit, të krijojë ide, marketing, partneritete dhe aktivitete marketingu.