Celebrities Gossip Showbiz

E quajtën Kanye ‘hero’ sepse arriti t’i jepte Kim kasetën kërcënuese, por paska qenë gënjeshtër/ Reagon Ray J për herë të parë!

Së fundmi Ray J ka vendosur që t’i japë një përgjigje një klipi nga episodi i së enjtes në “The Kardashians” në lidhje me kasetën e tij të seksit të vitit 2007 me Kim Kardashian. Në klip, Kim u emocionua teksa pretendonte se ish-bashkëshorti Kanye West kishte marrë një hard disk që përmbante pamjet e përfolura të papublikuara të kasetës, e cila u filmua ndërsa Kim dhe Ray J ishin në lidhje në 2003. Pas një rrëfimi ajo vetë u shpreh:

E di që Kanye e bëri këtë për mua, por ai e bëri këtë edhe për fëmijët e mi. Dua t’i mbroj ata nga sa më shumë që të mundem. Dhe nëse do të kisha fuqinë ose nëse Kanye ka fuqinë për të, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Jam shumë e emocionuar për shkak të kësaj. Kjo thjesht do të thotë shumë për mua.

Por Ray J duket se ka një version tjetër të ngjarjeve.

E gjithë kjo është një gënjeshtër. Nuk mund t’i lejojmë ta bëjnë më këtë, një gjë kaq e pavërtetë.

Vetëm disa orë përpara se të prezantonte ‘Saturday Night Live’, West u kthye me kasetën e saj të seksit në episodin e tretë të “The Kardashians” të Hulu. Në episodin e 27 prillit të “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS zbuloi se Kanye siguroi pamjet e fundit të kasetës së saj famëkeqe me ish-partnerin Ray J, që u zbulua në vitin 2007. Kim i tha e emocinuar mamasë së saj, Kris Jenner se:

Ai më ktheu të gjithë kasetën. Ai fluturoi në shtëpi dhe mori kompjuterin në të cilin ishte dhe hard disku. Ai u takua me Ray J në aeroport.

Ky ishte një lehtësim i kuptueshëm për Kim, pasi kërcënimet për një kasetë të dytë seksuale e shqetësonin prej kohësh.