Botë e Çuditshme Lifestyle Tech

E rrezikshme apo jo kamera e iPhone-it zbulon më shumë për insektet në shtëpinë tuaj!

Tani mund të identifikoni merimangat në shtëpinë tuaj falë një veçorie të re të iPhone. Përditësimi më i fundit i iOS lejon kamerën tuaj të iPhone të zbulojë saktësisht se çfarë lloj krijesash ka në shtëpi. Apple shtoi një veçori të re të quajtur “Visual Look Up” vitin e kaluar në iOS 15. Kjo ju lejonte përdoruesve të identifikonin objekte, vende, kafshë dhe bimë në fotot që bënin.

Tani funksioni është përmirësuar në iOS 16 për të identifikuar një grup shumë më të gjerë objektesh dhe krijesash. “Visual Look Up” shton njohjen e zogjve, insekteve, merimangave dhe statujave në fotot tuaja. Ajo që duhet të bëni është të shkrepni një fotografi të insektit dhe algoritmi i telefonit do të bëjë pjesën tjetër. Më pas do t’ju shfaqen shumë informacione të rëndësishme rreth merimangës ose insektit në fjalë.

Ndërkaq, është e natyrshme të kesh frikë nga merimangat megjithatë, kjo frikë duhet kapërcyer ose injoruar. Merimangat kanë jetuar në shtëpitë tona që nga fillimi i kohërave dhe janë të dobishme për shtëpinë dhe shëndetin tonë. Matt Bertone, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut (SHBA), ka shpjeguar pasojat e vrasjes së një merimange shtëpie. Një pjesë e madhe e merimangave janë helmuese, por shumë pak janë aq të forta sa të depërtojnë në lëkurë, edhe nëse na kafshojnë. 

Sjellim në vëmendje se Apple publikoi së fundmi një përditësim për iOS, sistemin operativ të iPhone, që rregullon disa gabime që u shfaqën si pjesë e lançimit të iPhone 14 javën e kaluar. Megjithëse Apple shpesh lançon përditësime të softuerit për shkak të defekteve që shfaqen. Vlen të përmendet veçanërisht, iOS 16.0.2 rregullon një problem me dridhjet e kamerës që po ndodhin në aplikacionet si Snapchat dhe TikTok, në të cilat kamera bën një zhurmë të dëgjueshme kur përpiqet të fokusohet.