A Live Night Celebrities Music Showbiz

Elhaida Dani, artistja që do të ndjekim këtë javë në “A Live Night”!

Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Në muajin shtator të vitit të kaluar, Elhaida pulikoi albumin e saj të titulluar “ZanIN“, me të cilin ajo kishte kohë që punonte. Albumi përmbante pesë këngë, “Zanin”, “Jam betu”, “Hajmali”, “Kënga jonë” dhe “Amore” dhe nuk u prit mirë vetëm nga publiku, por gjithashtu edhe nga kolegët e saj. Elhaida u shpreh se në këto projekte muzikore ka dhënë të gjithë shpirtin dhe ka dashur që të vijë 100% shqip.

E tashmë, Elhaidën do të kemi kënaqësinë që ta ndjekim këtë javë në “A Live Night“. Nga hapat e saj të parë në muzikë, fëmijëria, karriera dhe sukseset e saj, por edhe disa nga hitet më të mira, padyshim që do të zbulojmë një tjetër anë të Elhaidës që nuk e njihnim më parë.

Ndërkohë rikujtojmë se, një artist me kuptimin e plotë të fjalës ishte i ftuar në episodin e kaluar të “A Live Night”. Ledri Vula rrëfeu për hapat e parë të karrierës, por edhe për jetën personale, teksa na përcolli emocione, tregoi histori dhe na njohu më tepër me atë që fshihet pas këngëtarit. Jo vetëm kaq, por veç një interviste ndryshe ekskluzive për Top Albania Radio, Ledri nuk la pa kënduar disa nga hitet e tij më të suksesshme dhe të dashura për publikun.