Celebrities Fashion Showbiz

Emily Ratajkowski i rikthehet modelingut më fuqishëm se kurrë!

Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, u bë nënë për herë të parë në mars të këtij viti. Megjithatë ky detaj nuk e ka ndaluar atë që të vazhdojë karrierën e saj të suksesshme si modele, pasi doli në pasarelë në Los Angeles të enjten mbrëma për edicionin e tretë të shfaqjes ekskluzive të Rihannës “Savage X Fenty” për Amazon Prime.

Emily dukej e mrekullueshme teksa kishte zgjedhur të vishte një palë bikini me ngjyrë rozë, të cilat i përshateshin më së miri fizikut të saj të përsosur. Grimi i saj ishte bërë në mënyrë të mrekullueshme ndërsa ajo i mbajti flokët e saj në një model me gërsheta. Për të kompletuar pamjen e saj, modelja përdori edhe disa aksesorë që i dhuronin edhe më shumë hijeshi.

Emily nuk ishte i vetmi personazh i famshëm që ishte ftuar për prezantimin e linjës më të fundit të të brendshmeve të Rihannës. Pjesë e kësaj shfaqje ishte edhe Ricky Martin, James Corden, Daddy Yankee dhe Nyjah Imani Houston.

Rihanna nisi koleksionin e saj “Savage X Fenty” në vitin 2018 dhe ka arritur suksese të mëdha me markën e veshjeve së bashku me linjën e saj të bukurisë, të quajtur “Fenty Beauty”. Shfaqja e “Savage X Fenty” do të transmetohet në Amazon Prime Video më 24 Shtator.

Rikujtojmë se më herët, edhe Rihanna i ka shfrytëzuar hiret e saj dhe fizikun e përkryer për të promovuar koleksionin e ardhshëm të të brendshmeve “Savage X Fenty” që mban emrin “UXTRA”. Në një postim të bërë në Instagram, artistja e njohur është shfaqur vetëm në të brendshme seksi, ndërsa kompletoi pamjen me një grim të theksuar. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ajo ngjalli kureshtjen adhuruesve të saj me një paraqitje në Amazon Prime, ku ylli i RnB u shfaq më disa veshje të ndryshme, me të cilat dukej tejet provokuese.