Celebrities Gossip

Ende pa u publikuar, libri i Princ Harry sjell pasojat e para!

Vitin e ardhshëm do të zhvillohet “Platinum Jubilee” ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen ka qenë fakti se po diskutohet se Mbretëresha Elizabeth mund ta anulojë ftesën ndaj Princ Harry dhe Meghan Markle.

Sipas burimeve mbretërore, arsyeja kryesore që kjo gjë mund të ndodhë është sepse Princ Harry ka vendosur të publikojë librin e tij në të njejtin vit me këtë eveniment në nder të Mbretëreshës. Kjo u pa si mungesë respekti dhe diçka e qëllimshme nga ana e Princ Harry.

Duket sikur familja mbretërore po bëhet paksa dramatike, por disa burime tregojnë se Princ Harry me këtë libër nuk po lëndon në mënyrë të qëllimshme familjen e tij, por thjesht dëshiron të thotë të vërtetat që mban të fshehura.

Pa u publikuar ende, ky libër po ia del mbanë të tërheqë vëmendjen, e madje të çojë deri në këto pasoja. Por a do ta anulojë vërtet Mbretëresha Elizabeth ftesën ndaj nipit të saj dhe Meghan Markle? Duket sikur çifti nuk po humbet rastin herë pas here të thumbojë apo lëndojë familjen mbretërore. Me siguri të gjithë janë në pritje të vendimit që Mbretëresha Elizabeth do të marrë.