Celebrities Film & Tv Magazine

Ermal Mamaqi tregon në “Cherry on Top” shumën më të madhe që ka harxhuar për një trajnim!

Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top”, ka treguar se ka harxhuar 12 mijë dollarë për të ndjekur një trajnim në Florida.

Trajnimet që vetë Ermali bën, tregon se fillojnë me mbi 80 euro për person, ndërsa më të shtrenjtat janë për VIP, apo njerëz të biznesit.

Për trajnimin e tij të ardhshëm ai thotë se janë të shitura të gjitha biletat, duke treguar kështu suksesin në këtë drejtim.

Ju rikujtojmë se, artisti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, u pyet për një nga banorët e Big Brother VIP. Juli është një ndër miqtë e tij më të vjetër, me të cilin ka punuar për disa vite. Megjithëse ndan këtë miqësi me të, ai tregon se bën tifo për Heidin.