Celebrities Film & Tv Gossip Love & Sex Showbiz

“Është një moment shumë delikat…” Argjira flet për herë të parë për ndarjen me Gracianon!

Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Dhe pse u fol e përfol kudo, prej Argjirës nuk kishte asnjë reagim deri pak momente më herët. Në emisionin “E Diell” ajo është vendosur në ‘siklet’ nga një pyetje e Ledjona Xheladinajt, ku kjo e fundit e pyeti lidhur me Gracianon.

Argjira u shpreh se është një moment delikat dhe duhet të flitet sy më sy vetëm mes saj dhe Gracianos.

Më dëgjo. Unë tani kam zgjedhur që të mos prononcohem përsa i përket kësaj teme, sepse kushdo që më njeh mua e di që jam shumë private. Marrëdhënien me Gracianon sigurisht që e kemi publike, kemi punuar bashkë, por mendoj që është një moment shumë delikat, që duhet ta flasim unë dhe ai sy më sy.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Rikujtojmë gjithashtu se nëna e Gracianos ishte para pak javësh në shtëpinë e BBV për të surprizuar të birin, pas një rrëfimi të ndjerë të tij për fëmijërinë. Në një intervistë të dhënë për “Fan Club”, nëna e balerinit u shpreh se ishte prekur nga rrëfimi dhe lotët e tij. E ndërsa u pyet rreth lajmeve për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës, ajo nuk preferoi të prononcohej.

Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje. Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e Big Brother VIP dhe më ka ndjekur. Respekti ynë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës, këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj.