Sport

Eto’o dënohet me 2 vite burg, mashtroi me të ardhurat!

Samuel Eto’o dhe përfaqësuesi i tij deklaruan këtë të hënë se janë dënuar respektivisht me 22 muaj dhe një vit burg, pasi pranuan se nuk kishin deklaruar 3,872,621 euro midis 2006 dhe 2009.

Në deklaratën e tij në Gjykatën Penale, ish-lojtari i Barcelonës, Eto’o e ka pranuar mashtrimin, por ka fajësuar Mesalles, të cilin e ka cilësuar gjithmonë si “babanë e dytë”.

Në fakt, ish-futbollisti kamerunas ngriti një padi kundër ish-përfaqësuesit të tij për mashtrim dhe shpërdorimi në menaxhimin e pasurive të tij, një çështje që është ende në fazën e hetimit.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë isha fëmijë dhe se bëja gjithmonë atë që më kërkonte ‘babai’”, tha Samuel Eto’o.