Celebrities Showbiz

“Falë Zotit nuk kishte Instagram kur linda fëmijët e mi”, Gwyneth Paltrow e shqetësuar?!

Së fundmi aktorja e njohur, Gwyneth Paltrow ka zbuluar se rrezikoi të vdiste kur lindi vajzën e saj Apple, pasi u dërgua me urgjencë në spital për të kryer një operacion cezarian. Paltrow, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Chris Martin, foli për herë të parë për lindjen e saj dërsa diskutoi ndikimin e mediave sociale në pozitivitetin e trupit.

Gwyneth, e cila është gjithashtu nënë e Moses, djalit 15-vjeç, zbuloi se operacioni i la asaj një shenjë të madhe në trup, ndërsa kritikoi mediat sociale për krijimin e pritshmërive jorealiste se si supozohet të duken gratë pas lindjes.

Faleminderit Zotit që nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët e mi, sepse tani më duket se shoh vetëm: “Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të rrafshët,” ndërsa them “Wow, unë nuk dukesha aspak kështu”. Kjo është fantastike për ato gra që kanë muskuj barku pas lindjes, por ne tani po ushqehemi me gjithë këto imazhe të asaj se si supozohet të dukemi gjatë gjithë kohës me bebe, pa bebe, çfarëdo qoftë.

Fëmijët e aktores së famshme të Hollywood-it, po rriten dhe ata po fillojnë të flasin me nënën e tyre rreth seksit. Gjatë një interviste të fundit në emisionin “Entertainment Tonight”, Paltrow zbuloi pikërisht atë që ajo u thotë fëmijëve të saj kur ata kanë ndonjë pyetje në lidhje me marrëdhëniet seksuale.

Së fundmi, gjithashtu Gwyneth ka rrëfyer në lidhje me sekretet e bukurisë. Themeluesja e “GOOP”, foli gjatë një interviste rreth inovacioneve të fundit në kujdesin e lëkurës dhe trajtimet anti-plakje. 49-vjeçarja foli për vendimin e saj për të provuar Xeomin, një injeksion që zbut rrudhat e imta dhe gjithashtu ndau mendimin e saj mbi stereotipet që rrethojnë procedurat kozmetike.