Celebrities Showbiz

Gwyneth Paltrow rrëfen mbi bisedat e sikletshme që duhet të bëjë me fëmijët e saj!

Fëmijët e aktores së famshme të Hollywood-it, Gwyneth Paltrow po rriten dhe ata po fillojnë të flasin me nënën e tyre rreth seksit. Gjatë një interviste të fundit në emisionin “Entertainment Tonight”, Paltrow zbuloi pikërisht atë që ajo u thotë fëmijëve të saj kur ata kanë ndonjë pyetje në lidhje me marrëdhëniet seksuale.

Qëndroni afër të vërtetës tuaj. Unë mendoj se gjëja kryesore që askush nuk ju thotë është se ju duhet t’i qëndroni vërtet pranë të vërtetës tuaj dhe ju duhet t’i përmbaheni asaj të vërtete. Sepse kur jeni në një lidhje dhe nuk jeni vetvetja juaj, ju jeni duke i mbivlerësuar gjërat, ose jeni duke rendur rreth diçkaje të pakuptimtë dhe unë mendoj se mund të jetë mjaft e dëmshme për mënyrën se si ndiheni për veten. Unë gjithmonë do t’i inkurajoj fëmijët e mi që të dëgjojnë vërtet zërin e tyre, të dëgjojnë instinktet e tyre, të kuptojnë nëse diçka është gjëja e duhur për t’u bërë dhe të veprojnë nisur nga kjo.

Edhe pse ajo mund të ketë mendimet e saj për këtë çështje, Paltrow tha se ajo përpiqet të qendrojë shumë “neutrale” kur fëmijët e saj flasin me të për seksin.

Unë mendoj se brezi im, ne morëm shumë mesazhe rreth seksit që na bënë të ndihemi keq për këtë. Mundohem të jem vetëm kurioze. Dhe adoleshentët nuk do të duan kurrë të flasin me prindërit e tyre për seksin, kështu që unë ndjek shembullin e tyre dhe për fat të mirë në shkollën e mesme ata kishin një edukim shumë të plotë seksual, kështu që shkolla luajti rolin kryesor, Pastaj unë jam atje për çdo pyetje. Por pyetjet janë shumë minimale.

Fatmirësisht, fëmijët e Paltrow gjithmonë mund të mbështeten tek ajo që të bëjnë një bisedë të pjekur rreth seksit. Kjo do të thotë të jesh një prind mbështetës.

Rikujtojmë se, Gwyneth Paltrow ka zbuluar së fundmi se e ka ndërprerë dietën e saj dhe kurrë nuk ka qenë më e lumtur. Paltrow ka festuar duke pirë shumë verë e duke ngrënë shumë makarona gjatë pushimeve në Itali. Sipas aktores, pjesa e vështirë mund të jetë përpjekja për të ngrënë shëndetshëm në një dhomë hoteli, duke shpjeguar se ajo që është e vështirë është të përpiqesh të bësh një ‘smoothie’ të veçantë.