Celebrities Gossip Showbiz

“Fansja ime më e zjarrtë…”, tha për të se nuk di të kërcejë, Ronaldo Sharka i kthehet keq Palomës!

“Dancing with the Stars Fan Club” është një program, i cili moderohet nga Kiara Tito dhe transmetohet çdo të diel ora 12:45 në Top Channel. Debatet më të forta dhe emocionet më të veçanta do të diskutohen çdo të diel në “DWTS Fan Club”.

Gazetarja e njohur, Paloma dhe moderatorja Erjola Doçi ishin të ftuara në emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”, ku patën një debat me njëra-tjetrën. E ‘molla e sherrit’ ishte Ronaldo Sharka. Teksa po diskutonin, Paloma u shpreh për Ronaldo se:

“Duhet të merret më mirë me moderimin, se në fushën e kërcimit nuk merr vesh”.

Nga ana tjetër, Erjola, e cila është edhe mikesha e Ronaldos, i doli në mbrojtje këtij të fundit. E për këtë Ronaldo ka postuar një Instastory, ku i është drejtuar Palomës dhe fjalëve që gazetarja ka shprehur në lidhje me të:

Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh. Zbuloni disa prapaskena nga episodi i dytë i “DWTS”.