Celebrities Gossip Music Showbiz

Festivali ‘Coachella’ nuk e ftoi, ja çfarë bëjnë fansat për Travis Scott!

Fansat e reperit të njohur Travis Scott po përpiqen fort që ai të jetë pjesë e festivalit Coachella së vitit të ardhshëm dhe madje kanë bërë një peticion që tenton ta sjellë atë në skenë. Pas tragjedisë në Astroworld, Travis është tërhequr nga festivale të shumta, duke përfshirë Coachella, e ndërsa ai është duke zgjedhur të pushojë, fansat e tij ende duan që të kthehet në shfaqje live.

Peticioni që po qarkullon në internet kërkon që organizatorët të angazhohen që Travis të jetë mes artistëve të prenotuar për vitin e ardhshëm. Për vetëm tri ditë, peticioni ka mbledhur pothuajse 70 mijë nënshkrime. Sipas peticionit të ri, shumë nga fansat e Scott, mendojnë se Coachella bëri gabim duke mos e ftuar artistin për edicionin e vitit të ardhshëm. Ata gjithashtu shfajësojnë Travisin nga çdo akuzë për incidentin në Hjuston, duke thënë se të gjithë e dinë se tragjedia e Astroworld nuk ishte faji i Travis.

Rikujtojmë se pjesëmarrësit e festivalit që ndërruan jetë ishin të gjithë nën 30 vjeç. Autopsia e tyre u krye në ditët pas koncertit të 5 nëntorit. Asfiksimi u përcaktua si shkaku i vdekjes. Të dhënat e ekspertit mjekësor treguan se një nga viktimat kishte gjurmë kokaine, metamfetamine dhe alkool që çuan në vdekjen e tij. Pasojat nga shfaqja vdekjeprurëse kanë shkaktuar një vërshim të proceseve gjyqësore civile nga qindra të pranishmit, duke vënë në shënjestër organizatorët e koncertit dhe vetë Scott për dështimin për t’i mbajtur njerëzit të sigurt.

Travis nga ana tjetër mohon akuzat, përfshirë neglizhencën, në paditë e ngritura kundër tij, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura nga avokatët e Scott dhe të marra nga CNN. Scott ka shprehur trishtim për tragjedinë, ka siguruar rimbursime të plota për të gjithë blerësit e biletave dhe madje ka ofruar të mbulojë shpenzimet e funeralit për ata që ndërruan jetë. Disa familje e kanë refuzuar ofertën e tij. Artisti ka përsëritur në mënyrë te vazhdueshme se ai nuk ishte në dijeni të kaosit që shpërtheu në turmë atë natë dhe nuk e dinte që pjesëmarrësit e koncertit po plagoseshin rëndë.