Këngëtari i njohur italian, Adriano Celentano, ka treguar se është mbyllur në shtëpi prej një viti me bashkëshorten, Claudia Mori, që nga shpërthimi i pandemisë. Në një lidhje telefonike në emisionin “Domenica In”, Celentano tha se:
Claudia dhe unë jemi mbyllur praktikisht prej 1 viti në shtëpi dhe dje na sollën rrobat e burgut.
Legjenda e muzikës italiane pohoi për prezantuesen e njohur, Mara Venier, se nuk ka bërë kurrë vaksina në jetën e tij. Por me sa duket, edhe kjo situatë është bërë tepër e lodhshme për të dhe ka pranuar që të vaksinohet së bashku me të shoqen.
Unë nuk kam bërë kurrë vaksina, po pranoj që ta bëj tani.
Rikujtojmë, se Italia ka qenë një nga vendet më të prekur nga COVID-19, sidomos gjatë valës së parë të tij. Ditën e djeshme u raportuan 347 vdekje të reja nga koronavirusi, një rënie e lehtë krahasuar me një ditë më parë, ndërsa infektimet u rritën. Italia ka bilancin më të lartë të vdekjeve në Europë nga COVID-19 dhe të pestin në botë.