Celebrities Showbiz

Frymëzuese për 20-vjeçaret…Njihuni me fotot e fundit “bombastike” të Naomi Campbell!

Ajo është padyshim një nga femrat më të bukura dhe pavarësisht se vitet kalojnë mbetet po e njëjta. Së fundmi, modelja e njohur Naomi Campbell i ka lënë të gjithë pa fjalë. “Pantera e zezë” ka pozuar për revistën “i-D”, në të cilën është shfaqur topless në pjesën e sipërme. Ajo i ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore. Ndër të tjera Naomi ka shprehur se:

U ndjeva krenare, e përulur dhe e lumtur që u bëra pjesë e një seti fotografik me të rinj kreartiv që janë të gjithë të së njëjtës ngjyrë lëkure me mua dhe që unë kam mundësinë të punoj me ta pas kaq shumë kohësh që jam pjesë e industrisë së modës. Kur t’i shihni këto imazhe, shpresoj të shihni se Kenia është e bukur, se Afrika është e bukur. Mendoj se njerëzit tani duhet të hapin mendjen e tyre dhe të fillojnë ta kuptojnë se bukuria e vërtetë është në Afrikë. Ka shumë thesare, shumë sekrete të fshehura. Kam ardhur këtu që në vitin 1994 dhe ende vazhdoj të zbulojë gjëra.