Celebrities Showbiz

Gigi Hadid është shumë e lumtur këtë verë, por përse?

Gigi Hadid është modelja bukuroshe e cila po përjeton një romancë me këngëtarin Zayn Malik. Dyshja janë bërë prindër të një fëmije për të parën herë vetëm disa muaj më parë. Supermodelja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të intervistës që dha, ku ndër të tjera tregoi si ajo dhe Zayn po përjetojnë ndjesinë e prindërimit.

Gigi duket se është tepër e lumtur, jo vetëm sepse është e dashuruar dhe ka një lidhje të shëndetshme, por pasi edhe diçka tjetër e bën të gëzuar këtë verë. Për çfarë bëhet fjalë e ka zbuluar vetë Gigi në Instagram.

Intershipi veror i ëndrrave. Duke festuar Kopertinën e gushtit të “Harper’s BAZAAR” me ditën më të mirë ndonjëherë!

Duket se Gigi është vërtet e lumtur teksa gatuan e veshur si një shefe. Ajo duket shumë bukur, por siç na shfaqi në postin e radhës, ajo di të gatuajë tepër mirë gjithashtu. Disa orë më parë, Gigi postoi një foto teksa gatuante së bashku me Buddy Valastro, i cili është një mjeshtër në bërjen e tortave. Gjithashtu, ajo vendosi edhe foto e video të tortave që bënë në albumin të cilin e shoqëroi me këtë shkrim.

Faleminderit për këtë ëndërr të bërë realitet. Unë kam pritur gjithë jetën time për ditën time të parë në “Carlo’s Bakery”.

Duket se Gigi po eksperimenton në të gjitha fushat kohët e fundit teksa përveç se më modën, ajo ka provuar një sërë gjërash të reja. Kujtojmë, se është bërë publik lajmi se ajo do të marrë pjesë në një film me anë të zërit të saj. Ndërkohë që tani, e shohim edhe me një tjetër pasion, pikërisht gatimin.