Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Gigi Hadid zbulon si po e përjetojnë prindërimin ajo dhe Zayn Malik!

Zayn Malik dhe Gigi Hadid, një nga çiftet më të dashura të showbiz-it të huaj, janë bërë prindër së fundmi. Vogëlushja e tyre Khai është dhjetë muajshë tashmë, dhe mamaja e saj, supërmodelja Gigi dha një intervistë ku u shpreh për prindërimin dhe ndjesinë e të krijuarit një familje të sajën.

Gigi u shpreh se ajo dhe Zayn e marrin Khain në ngjitje në pyll si dhe i vënë të dëgjojë muzikë nga Bollywood-i . Ajo foli lidhur me gjërat që vogëlushja e saj pëlqen të bëjë, dhe dukej vërtet një nënë e entusiazmuar dhe shumë e lumtur.

Ajo i do zogjtë, kafshët. Është bukur të dalësh jashtë pas një dimri të gjatë. Një ditë ajo patjetër do të kalërojë.

Kujtojmë se Zayn dhe Gigi janë fotografuar me vajzën e tyre në Akuariumin e New York-ut. Gigi shpjegoi në intervistë se ishte idea e Zayn ta njihni vajzën me këtë akuarium sepse Khai pëlqente kandilat e detit.

Duket se dyshja po e shijon së tepërmi prindërimin. Modelja dhe këngëtari mjaft të rinj në moshë po përjetojnë ndjesinë e të paturit fëmijë për herë të parë. Ata po përballen me sfida e vështirësi të shumta, por momentet e bukura dhe çastet me vlerë janë më tepër të rëndësishme për ta.

Kujtojmë, se në këtë intervistë Gigi zbuloi detaje shumë interesante për prindërimin dhe për stilin e tyre të ri të jetesës me pjesëtarin e shtuar në familje. Gjithashtu, ajo zbuloi edhe mënyrën si Zayn por përshtatet me familjen e saj dhe anën që ai mban në debatet e diskutimet familjare.