Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Gjatë koncertit Adele ndihmon fansin e saj t’i propozojë të dashurës së tij/Video bëhet virale!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Adele ka ndihmuar një burrë gjatë koncertit të saj në mënyrë që t’i propozonte për martesë të dashurës së tij. Gjatë turneut promovues për albumin e ardhshëm “30”, këngëtarja britanike performoi disa nga hitet e saj më të mëdha. Koncerti, i cili përfshinte yje si Lizzo, Seth Rogen dhe Melissa McCarthy, u regjistrua si pjesë e një specialeje dy-orëshe të quajtur “One Night Only” që u transmetua të dielën në CBS.

Gjatë koncertit, Adele u sigurua që audienca të shikonte dhe një propozim surprizë në skenë që ishte orkestruar më parë. Adele i kërkoi audiencës që të qëndronte në heshtje ndërsa Quentin, e çoi të dashurën e tij, Ashley, në skenë me sytë e mbyllur. Ashley u shtang kur e gjeti veten përballë një turme ndërsa Quentin u ul në gju.

Adele këndoi këngën e saj të radhës kushtuar çiftit të sapofejuar, “Make You Feel My Love”.

https://twitter.com/CBS/status/1460089091177938956

Ndërkaq, ju rikujtojmë se në një intervistë me moderatoren e njohur Oprah Winfrey, këngëtarja e famshme ka zgjedhur t’i përgjigjet të gjithë kritikave në lidhje me humbjen e peshës së saj. Në intervistën për kopertinën e ‘Vogue’ muajin e kaluar, Adele foli për divorcin e saj dhe se si ajo kishte transformuar trupin dhe shëndetin e saj mendor duke u ushtruar deri në tre herë çdo ditë.

Pas intervistës, rutina e saj e ushtrimeve u cilësua “e tepërt” nga disa ekspertë shëndetësorë, me të cilën këngëtarja 33-vjeçare nuk është dakord. Për më tepër ajo u shpreh se:

Unë nuk isha e tronditur dhe as e sfilitur nga kjo. Trupi im është objektivizuar gjatë gjithë karrierës sime. Nuk është detyra ime të vërtetoj se si ndihen njerëzit me trupin e tyre. Ndihem keq që kam bërë dikë të ndihet keq me veten, por kjo nuk është puna ime.

Gjithashtu Adele ka hapur zemrën dhe e ka përshkruar marrëdhënien e saj më të re me Paul-in si më të pabesueshmen në të cilën ajo ka qenë ndonjëherë. Pavarësisht se Adele dhe Paul janë të lidhur së bashku që prej verës së kaluar, ata njihen me njëri-tjetrin edhe më parë.