Celebrities Showbiz

“Është thjesht e pabesueshme”/Adele rrëfen marrëdhënien e saj me Rich Paul!

Këngëtarja e njohur me famë botërore Adele, gjithmonë ka zgjedhur që ta korniozojë jetën e saj personale duke përfshirë edhe dashuritë e jetës dhe dhimbjet që ka kaluar përmes teksteve dhe muzikës. Edhe pse na ndajnë shumë pak ditë para daljes së albumit të saj të katërt me titull “30”, këngëtarja tani ka zgjedhur që të flasë për romancën e saj me agjentin sportiv Rich Paul. Në një intervistë të bërë së fundmi, Adele e ka përshkruar marrëdhënien e saj me Paul-in si më të pabesueshmen në të cilën ajo ka qenë ndonjëherë.

Pavarësisht se Adele dhe Paul janë të lidhur së bashku që prej verës së kaluar, ata njihen me njëri-tjetrin edhe më parë. Me sa duket, ata nuk u dashuruan me shikim të parë pasi u takuan për herë të parë në pistën e vallëzimit, në festën e ditëlindjes së një miku të tyre të përbashkët disa vite më parë. Por gjithçka ndryshoi dhe filluan shkëndijat e para pasi ata edhe e konfirmuan pak muaj më parë. Këngëtarja është shprehur se:

Nuk u thashë miqve të mi në fillim sepse doja ta mbaja për vete.

Dyshja e bënë publike menjëherë lidhjen e tyre dhe që atëherë ata janë të pandarë. Marrëdhënia e tyre duket serioze sepse Adele ishte mjaft e gatshme dhe komode për të prezantuar partnerin e saj edhe me djalin e saj 9-vjeçar Angelo. Krijuesja e hitit ‘Hello’  ndihet shumë e lumtur që Rich është në jetën e saj dhe që ka pasur një ndikim pozitiv tek vetë ajo.

Rich erdhi në një mënyrë të jashtëzakonshme në jetën time dhe nuk ndihem aspak e shqetësuar, nervoze apo e trullosur.

Ashtu si albumi i saj i ri “30”, tre albumet e saj të mëparshme në studio: “19” i vitit 2008, “21” i vitit 2011 dhe “25” i vitit 2015”, janë emëruar të gjithë sipas moshës së këngëtares gjatë shkrimit dhe prodhimit të tij. Në thelb, ajo donte të theksonte se teksti i këngës ishte një pasqyrim i jetës dhe mendjes së saj në një moshë të caktuar. Me shitjet prej më shumë se 120 milionë disqesh, Adele konsiderohet ndër artistet më të mia në botë.