Celebrities Film & Tv Showbiz

“Gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë!” Aktorja e njohur i del në mbrojtje Will Smith!

Aktorja e njohur, Tiffany Haddish ka reaguar ndaj veprimit të Will Smith, i cili goditi Chris Rock në ceremoninë e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë. Haddish e quajti momentin e shumëpërfolur si një veprim të bukur ku një burrë i del në mbrojtje partneres së tij. Pas ceremonisë, aktorja 42-vjeçare, tha për “People” në Governors Ball se:

Kur pashë një burrë me ngjyrë të ngrihej për gruan e tij… Kjo do të thoshte shumë për mua. Dhe ndoshta botës mund të mos i pëlqejë mënyra se si shkoi e gjitha kjo, por për mua, ishte gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë.

Gjatë shfaqjes, Smith, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Rock, 57 vjeç, pasi Rock bëri një shaka për flokët e gruas së tij Jada Pinkett Smith. Haddish vijoi:

Si një grua, e cila ka qenë e pambrojtur, që dikush të thotë “mos e zër me gojë emrin e gruas sime, lëre gruan time të qetë”, kjo është ajo që burri juaj duhet të bëjë, apo jo? Të të mbroj ty!  Dhe kjo do të thotë shumë për mua sepse më bëri të besoj se ka ende burra atje jashtë që i duan dhe kujdesen për gratë e tyre.

Komediania dhe aktorja vazhdoi duke vënë në dukje se Rock është “një mik” i Will dhe Jada-s dhe pyeti:

Pse duhet ta bënte këtë gjë? Ai as nuk bëri shaka me të, por ajo ishte lënduar. Nëse ajo nuk do të ishte lënduar, Will ndoshta nuk do të kishte thënë asgjë. Por ju mund ta shihnit qartë se ai u mërzit… Dhe ata e shfrytëzuan atë. Ata e shfrytëzuan atë, kështu që tha me vete “duhet të bëj diçka”… Ai mbrojti gruan e tij.

Më vonë Denzel Washington dhe Bradley Cooper u panë duke ngushëlluar yllin e “King Richard”. Reporteri i “Hollywood Reporter”, Scott Feinberg kapi momentin kur Washington iu afrua Smith gjatë një pauze reklame dhe e ndau atë në Twitter.